Bota

Adoleshentja që filmoi vrasjen e Floydit fiton çmimin Pulitzer

12 Qershor 2021, 06:58 Nga DOSJA
Adoleshentja që filmoi vrasjen e Floydit fiton çmimin Pulitzer

SHBA– Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer.

Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.

Frazier është cituar për “filmim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi që ka ndarë çmimet.

Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.

E përditshmja amerikane The New York Times ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit. Agjencia e lajmeve The Associated Press ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.

Çmimet Pulitzer ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, ka krijuar këtë çmim me vullnetin e tij.Njoftimi për këto çmime, në vlerë të 15,000 dollarëve secili, është shtyrë nga muaji prill, për shkak të pandemisë.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota darnella frazier george floyd darnella frazier george floyd

Sondazh

Poll

Bota 11 Qershor 2021, 20:18

Smartfoni “socialist” i Kubës

HAVANA- Havana do të lancojë telefonë inteligjentë deri në fund të qershorit. Mediat e huaja raportojnë se kompania Gedeme ka prodhuar smartfonin e parë për të ...