Bota

Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez gjatë përplasjeve në Bregun e pushtuar Perëndimor

12 Qershor 2021, 06:04 Nga DOSJA
Forcat izraelite vrasin një adoleshent palestinez gjatë

NABLUS – Ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë një adoleshent palestinez të premten gjatë një përplasjeje në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Ministria Palestineze e Shëndetësisë.

Dhuna shpërtheu në një protestë kundër vendbanimeve izraelite pranë qytetit Nablus.

Dëshmitarët thanë se një turmë palestinezësh dogjën goma dhe goditën me gurë ushtarët, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës, plumba gome dhe të shtëna armësh.

Një palestinez 15-vjeçar u qëllua dhe më vonë vdiq nga plagët e marra, tha Ministria e Shëndetësisë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se po e verifikonin njoftimin.

Gjatë luftimeve të muajit të kaluar për enklavën Gaza të drejtuar nga palestinezët, trazira u ndezën edhe në Bregun Perëndimor dhe tensionet kanë mbetur të larta.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ushtarët izraelitë vritet adoleshenti palestinez ushtarët izraelitë vritet adoleshenti palestinez

Sondazh

Poll

Bota 11 Qershor 2021, 20:18

Smartfoni “socialist” i Kubës

HAVANA- Havana do të lancojë telefonë inteligjentë deri në fund të qershorit. Mediat e huaja raportojnë se kompania Gedeme ka prodhuar smartfonin e parë për të ...