Sport

ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

11 Qershor 2021, 20:43 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Turqia në tapet, Italia shënon të tretin

ITALI-Nis sot “Euro 2020”, por edhe udhëtimi i Italisë dhe i Turqisë në këtë kompeticion. Ndeshja hapëse e orës 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës sheh superfavorite “bandën” e Roberto Mancinit. Ky takim është i vlefshëm për Grupin A.

79′ Shënon edhe Lorenco Insinje. Festë spektakolare në “Olimpico”. Dominim i frikshëm i italianëve. Pas kombinimeve fantastike mes Barrelës dhe Imobiles, topi ka shkuar te sulmuesi i Napolit, i cili me të brendshmen e dërgon topin në cepin e portës.

65′ Vjen dhe goli i dytë, realizon Çiro Imobile, i cili me një mbrojtje të saktë brenda zonës, ka dyfishuar shifrat, duke gjetur golin e sigurisë. Në festë italianë.

53′ Zhbllokohet sfida! Të kaltrit e Mançinit kalojnë në avantazh, pas autogolit të shkaktuar nga Demiral, që shtyn drejt rrjetës në top të harkuar nga Berardi në të djathtën.

22′ Italia flirton me golin. Pas harkimit nga këndi të Insinjes, kapiteni Kielini godet me kokë, por fantastik portieri Xhakir, që bën mrekullinë duke devijuar topin në këndore.

21′ Italia kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Sojunçu, por as për gjyqtarin dhe as për VAR-in, nuk kemi të bëjmë me penallti.

17′ Rast ideal për Italinë me Insinjen, por tentativa e futbollistit të Napolit, shkon jashtë kuadratit.

LAJMI KRYESOR: EURO 2020! Italia nis mbarë, mund Turqinë në shtëpi. Ndeshja zhbllokohet me autogol, ‘Gli Azzurri’ festojnë me “dhuratën” e Demiral, Immobile dhe Insigne trefishojnë rezultatin

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia turqia italia turqia

Sondazh

Poll