Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis në Gjirokastër, policia arreston një person, një tjetër në kërkim (Foto)

24 Maj 2019, 15:38 Nga DOSJA
Zbulohet parcela me kanabis në Gjirokastër, policia arreston një

GJIROKASTËR– Një parcel më kanabis është zbuluar ditën e sotem nga policia e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Picar në Vërrezë, teksa gjatë një kontrolli kjan zbuluar bimë kanabisi të mbjella në një parcelë.

Mësohet se në pranga është vënë një person me inicialet R.R., ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Identiteti i këtij të fudnit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

Prej muajsh efektivët e policisë së Gjirokastrës ndodhen në terren për të goditur çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Ky vit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë në bazë të statistikave tregon një numër tepër të ulët të kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Gjirokastrës.

Njoftim i Gjirokastër

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të territorit është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

R.R., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Nga informacionet e marra në rrugë policore se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohen te kultivoheshin kubikë me fara Cannabis Sattiva, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër ushtruan kontroll në këtë vend.

Si rezultat i kontrollit shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë.

U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person gjirokaster nje ne kerkim parcele kanabisi arrestohet nje person gjirokaster nje ne kerkim parcele kanabisi

Sondazh

Poll