Aktualitet

A gënjen Bashkimi Europian apo Kuvendi? Gazetari vë në siklet zëdhënësin e Kuvendit, Gjonçaj: Lexojini mirë deklaratat,

11 Qershor 2021, 09:57 Nga DOSJA
A gënjen Bashkimi Europian apo Kuvendi? Gazetari vë në siklet

TIRANË– Gazetari Juxhin Mustafaraj ka kërkuar llogari nga zëdhënësi i Kuvendit në lidhje me përgënjeshtrimin që ka bërë Bashkimi Europian, në lidhje me ndalimin e raportimit nga Kuvendi i Shqipërisë për gazetarët.

I pranishëm në përballjen me Gjoçajn, Mustafaraj kërkoi të dinte nëse gënjente BE-ja apo Kuvendi. Vetë zëdhënësi tha se nuk gënjen askush por që gazetarët duhet t’i lexojnë mirë deklarartat. 


Pjesë nga biseda:

Juxhin Mustafaraj: Një pyetje ju lutem, a gënjen Bashkimi Europian kur thotë se nuk e kemi udhëzuar ne Kuvendin e Shqipërisë apo gënjen Kuvendi i Shqipërisë kur thotë kemi marrë udhëzimet e BE-së. Faleminderit.

Genc Gjonçaj: Ne jemi këtu në një takim sqarues, nuk jemi në një konferencë për mediat. Nuk gënjen askush këtu. Dhe ju lutem lexojini mirë deklararat.

(Juxhin Mustafaraj tenton të marrë fjalën, mikrofoni është i fikur)

Genc Gjonçaj: Po të lutem tani, më lër të mbaroj…

(Juxhin Mustafaraj tenton të marrë fjalën, mikrofoni është i fikur)

Genc Gjonçaj: Lexojini mirë pra dhe përsa i përket numrit të kompjuterave, mediat sa vijnë e shtohen dhe jam i bindur që një vit më vinë do të thuash, ‘o sa mirë do e ndjek nga zyra poshtë’.

LAJM KRYESOR: Ndalimi i raportimit/ Kuvendi pret gazetarët në takim, Gjonçaj: Sistemi është huazuar nga BE, transparenca maksimale. Çipa dhe reporterët kundër: Pengohet puna jonë!

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genc gjonçaj juxhin mustafaraj ndalimi i gazetareve ne kuvend genc gjonçaj juxhin mustafaraj ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll