Aktualitet

Monedhat ‘ngjisin’ tek krahu?! Mjeku Alimehmeti sqaron ‘teorinë’ e magnetit tek vaksina: Është nga djersa

11 Qershor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Monedhat ‘ngjisin’ tek krahu?! Mjeku Alimehmeti sqaron

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka shuar sot zërat e teorive që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, se vaksina kundër COVID19 ka magnet dhe se monedha. I ftuar në studion e “Wake Up”, Alimehmeti tha se është e rreme dhe se nëse monedha ngjit kjo është për shkak të djersës e jo për faj të vaksinës. Për ta testuar që kjo teori nuk qëndron, mjeku propozon që të gjithë ata që kanë vendosur monedhë te vendi i vaksinës, të heqin monedhën dhe ta lyejnë zonën me pudër bebesh. Më pas le ta provojnë sërish. 

SQARIMI I MJEKUT ILIR ALIMEHMETI: 

Është diçka e rreme. E ata që e kanë bërë këtë eksperiment dhe u ka ngjitur magneti të shtojnë edhe një fazë tjetër. Aty ku keni bërë provën ta lyeni me pudër fëmijësh. Lyejni zonën, e të gjithë e dinë se pudra shërben për thithjen e lagështirës dhe yndyrës në lëkurën e fëmijëve. Dhe provojeni prap a ngjit monedha. E do kuptoni se nëse do kishte qenë magnet, monedha do vijonte të ngjiste. Po të jetë lagështirë, yndyrë apo lëndë tjetër ngjitëse që prodhon lëkura e njeriut, atëherë kjo do zhdukej. Është një dukuri fizike, klasike. Një objekt i vogël me peshë relativisht të vogël me një sipërfaqe të rrafshët, me një tjetër sipërfaqe të rrafshët por tashmë elastike si lëkura, që ka edhe lagështirë, yndyrë, lëndë të tjera ngjitëse që prodhon vetë. E që nuk është njësoj gjithë ditën lëkura, ka pjesë ku djersitësh më shumë. Për ta hedhur poshtë këtë e provon, një dukuri e njohur fizike, që nuk ka lidhje me vaksinën. Në mënyrë absolute nuk ka asgjë të tillë, nuk ka një magnet brenda. Për vaksinat ka pas gjithmonë teori të shumta, jo vetëm nga njerëzit. Janë vaksina me autorizim të emergjencës, nuk kanë aprovim të plotë, por nuk përmbajnë lëndë magnetike.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 07:54

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas debatit në rrjetet sociale të nisur nga komuniteti LGBTI për ndryshimin e f...