Aktualitet

Ndodh sërish! Maturantët ende në provim, publikohet në rrjetet sociale provimi i matematikës

11 Qershor 2021, 09:06 Nga DOSJA

TIRANË– Është publikuar në rrjetet sociale provimi i Maturës Shtetërore, këtë herë ai i matematikës. Tezat janë shpërndarë, ndërsa maturantët ndodhen ende brenda provimit. Edhe pse përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimeve të maturës është i ndalur, kjo nuk i ka penguar maturantët që t’i filmojnë dhe më pas ti publikojë në rrjetet sociale.

Ky është rasti i dytë që përsëritet për këtë vit të Maturës Shtetërore, pasi edhe në provimin e Gjuhë Letërsisë, nxënësit kanë shpërndarë në internet foto të tezës së provimit.  Rreth 34 mijë maturantë janë duke iu nënshtruar ditën e sotme provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atë të matematikës. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet provimet e matures 2021 provimi i matematikes 2021 provimet e matures 2021 provimi i matematikes 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 07:54

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas debatit në rrjetet sociale të nisur nga komuniteti LGBTI për ndryshimin e f...