Aktualitet

Shembja e objekteve pa leje, IKMT bën sqarimin: 18 shembje në Ksamil, 10 në Velipojë, s’ka patur incidente me banorët!

11 Qershor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Shembja e objekteve pa leje, IKMT bën sqarimin: 18 shembje në Ksamil,

TIRANË– 5 ditë nga nisja e aksionit për shembjen e objekteve pa leje, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka bërë bilancin e operacionit. IKMT sqaron përmes një video-postimi në rrjetet sociale se në Ksamil janë prishur 18 objekte, ndërsa në Velipojë janë shembur 10 të tjera. IKMT bën me dije se vazhdon puna për heqjen e inerteve.


POSTIMI I PLOTË:

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët).

Aksioni ‘Bregdeti ynë’ nga IMT ka nisur këtë javë me dy prej zonave më turistike në vend, nga Velipoja në veri deri në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda javës së kaluar, në të kundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit. Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

(F.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne ikmt shembja e objekteve pa leje aksioni bregdeti yne ikmt shembja e objekteve pa leje

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 07:54

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas debatit në rrjetet sociale të nisur nga komuniteti LGBTI për ndryshimin e f...