Aktualitet

Plumbat si mesazh në dritare! Zbardhet DËSHMIA e prokurorit Asllan Bajrami: Nuk e di me kë e kanë, s’kam armiq dhe as dosj

11 Qershor 2021, 08:38 Nga DOSJA
Plumbat si mesazh në dritare! Zbardhet DËSHMIA e prokurorit Asllan

TIRANË– Prokurori Asllan Bajrami, në dritaren e zyrës së të cilit u gjetën disa plumba që u morën si një mesazh kërcënues, ka deklaruar se nuk e di me saktësi se për cilin hetues ka qenë ‘pakoja’.

Në dëshminë e dhënë përballë grupit hetimor, Bajrami është shprehur se ai nuk ka armiq dhe as dosje të rëndësisë së veçatnë në duar, që mund ta bëjë të dyshojë tek ndonjë person.

“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares së zyrës. Zyra ime është brenda godinës së Gjykatës së Përmetit, ku ushtrojnë detyrën edhe tre gjyqtarë, dhe që është pronë e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë sapo kam parë plumbin, i jam drejtuar policisë. Në prokurori jemi 20 punonjës hetimi, duhet të zbardhur se për kë ishte, unë nuk kam në dorë dosje të rëndësisë së veçantë, nuk kam asnjë armik dhe nuk dyshoj tek askush, ia kam lënë në dorë hetimit,”- tha ai.

Plumbat janë gjetur mëngjesin e sotëm. Hetimet kanë nisur për të zbuluar dërguesin e mesazhit dhe detajet rreth këtij kërcënimi.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet asllan bajrami kercenohet prokurori asllan bajrami asllan bajrami kercenohet prokurori asllan bajrami

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 07:54

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas debatit në rrjetet sociale të nisur nga komuniteti LGBTI për ndryshimin e f...