Aktualitet

Gjonçaj para gazetarëve: Sistemi është huazuar nga BE dhe do të kontrollohet nga ju, s’ka censurim

11 Qershor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Gjonçaj para gazetarëve: Sistemi është huazuar nga BE dhe

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka dalë sot në konferencë për mediat për të sqaruar gazetarët dhe publikun lidhur me vendimin e fundit të Kuvendit që lë jashtë mediat. 

Gjatë fjalës së tij, Gjonçaj ka sqaruar se vendimi i ri audio-viziv është huazuar nga vendet e Bashkimit Europian dhe ka për qëllim transparencën për gazetarët dhe publikun, jo censurimin e fjalës së lirë. Ai shtoi se ky sistem do të komandohet nga vetë gazetarët.

Sistemi është huazuar nga vendet e BE. Sistemi Ndryshimi ka të bëjë vetëm me krijimin e një dhome pune për gazetarët. Prania e kamerave është vështirësi në organizimin në Kuvend. Teknikisht gazetarët dhe publiku nuk pengohet nga informacioni. Kuvendi nuk censuron, nuk përzgjedh asnjë pamje asnjë plan, nuk po instalojmë regji qendrore. Çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që përzgjedhin se çfarë transmetojnë. Në neësroom e gazetarëve nuk ka dhe nuk do ketë regjisor për përzgjedhjen e planeve.Sistemi është për ju, janë gazetarët ata që komadojnë sistemit, dhe jo e kundërta. Ky vendim nuk ka të bëjë me censurimin e fjalës së lirë. Ssitemi teknik nuk ka nisur sot, kjo është procedurë e zakonshme për të ruajtur rregullin brenda Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe janë bërë takime me gazetarët, të cilët janë informuar për këtë sistem, që në fazën e parë, për të dhënë shpejgime sesi do te funksionojë ky sistem. Kemi mbajtur takime në muajin Korrik për zhvillimet e reja, ku është diskutuar edhe ky sistem i ri audio-viziv. Ju siguroj që ky sistem ka në vëmendje transparencë maksimale për publikun dhe gazetarët, si deh insituticionit më të rëndësishëm të shtetit“, tha Gjonçaj.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet genc gjonçaj ndalimi i gazetareve ne kuvend genc gjonçaj ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 07:54

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas debatit në rrjetet sociale të nisur nga komuniteti LGBTI për ndryshimin e f...