Aktualitet

Kërcënimi i prokurorit Asllan Bajrami, Meta: Ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme, revanshi i krimit kërkon masa të men

11 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Kërcënimi i prokurorit Asllan Bajrami, Meta: Ngjarje tepër e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nisjen e menjhershme të hetimeve në lidhje me kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.

Në një status në facebook, Meta e konsideron një akt shumë të rëndë ngjarjen e sotme dhe kërkon dënimin e përgjegjësve. Kreu i Shtetit thekson se revanshi që ka marrë krimi, kërkon masa të menjëhershme.

Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme. Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.
Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike,”– shkruan Meta.

Mëngjesin e sotëm në dritaren e zyrës së tij, prokurori Asllan Bajrami gjeti disa plumba. Ai ka dhënë dëshminë para grupit hetimor që ka nisur hetimet dhe është shprehur se nuk dyshon tek askush pasi nuk ka armiq. Bajrami ka deklaruar gjithashtu se ai ka marrë edhe telefonata me numër të fshehtë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet asllan bajrami ilir meta kercenohet prokurori asllan bajrami asllan bajrami ilir meta kercenohet prokurori asllan bajrami

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 07:54

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ka reaguar pas debatit në rrjetet sociale të nisur nga komuniteti LGBTI për ndryshimin e f...