Aktualitet

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave, Fuga: S’e njoh rezultatin

24 Maj 2019, 06:54 Nga DOSJA
Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave, Fuga:

TIRANË- Ditën e sotme është zgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave, politikani dhe kandidati i vetëm në garw, Skënder Gjinushi, cili ka marrë 35 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërkohe që për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, është zgjedhur akademiku Vasil Tole, për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.

Për kandidimin e Gjinushit,  Fuga, thotë se këto zgjedhje janë të paligjshme. Fuga shprehet se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas tij ky është një puç institucional.

Në përfundim të procesit të votimit, Gjinushi tha se kjo Akademi do të reformohet dhe se në krah të tij është edhe qeveria.

Gjinushi premtoi se rruga do të jetë e hapur për prurje të reja, dhe investime për kërkimin shkencor. Akuzave të Fugës, ai iu përgjigj duke thënë se janë të pabaza, dhe se kushdo e ka pasur rrugën të hapur për të kandiduar.

(j.v/a.m.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 24 maj 2019 keshilli ekzekutiv i akademise se shkencave skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave 24 maj 2019 keshilli ekzekutiv i akademise se shkencave skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Maj 2019, 09:32

TIRANË- Ësthë risjellë dhe një herë historia e dhimbshme të minorenes që i mbijetoi trafikimit dhe dhunës seksuale në bazën ushtarake të Bisht Pallës ...