Bota

Qeveria Kurti: Deklarata e përbashkët e Samitit në Tiranë u tërhoq nga Rama

10 Qershor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Qeveria Kurti: Deklarata e përbashkët e Samitit në Tiranë u

KOSOVË- Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi është shprehur se deklarata e përbashkët e Samitit të sotëm në Tiranë është tërhequr nga Kryeministri Edi Rama dhe jo nga Albin Kurti. Telegrafi shkruan se arsyeja e tërheqjes së deklaratës janë dallimet e mëdha që janë vërejtur mes Kosovës e Serbisë.

“Lajmi për refuzimin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është i pavërtetë. Deklarata është tërhequr nga vetë nikoqiri i takimit, pasi është vërejtur që ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kelmendi.

Ditën e sotme disa media serbe raportuan se ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që refuzoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët, për shkak se në këtë deklaratë nuk shkruhej “Republika e Kosovës”.

LAJMI KRYESOR: Samiti i Tiranës, Varhelyi: BE do financojë planin e investimeve, 30 mld euro! Rama: Ambicia, 15 korriku të na gjejë të në Procesin e Berlinit, nën kujdesin e Unionit (Marrëveshjet në rajon)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti edi rama rozafa kelmendi samiti i tiranes 10 qershor 2021 albin kurti edi rama rozafa kelmendi samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 17:47

MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar dekretin e Presidentit Joe Biden, në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Pe...