Bota

10 Qershor 2021, 17:47 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar dekretin e Presidentit Joe Biden, në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Facebook, Aleanca shkruan se, deri tani qeveria e Zaev nuk ka bërë gjë tjetër veçse është përpjekur që të fshehë dështimin e tyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në postim gjithashtu thuhet se qëllimi i këtij urdhri është që të vendosë ndaj individëve që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.

Postimi i plotë:

KUMTESË. Dekreti i presidentit Biden godet korrupsionin, Qeveria të mos manipulojë
Përshëndesim urdhrin ekzekutiv te presidentit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden me të cilin i jep kompetenca të gjera departamentit të Thesarit në konsultim me sekretarin e shtetit. Ky urdhër i departamentit autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion në rajon, që janë përfshire në përvetësime fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike ose të përfshirë në ryshfete.

Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi i saj është seriozisht e interesuar për të pastruar skenën politike nga elemente të këtilla të cilat bëhen pengesë e zhvillimit të RMV-së në të gjitha dimensionet si dhe rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Duke qenë të bindur se elemente korruptive ka pasur dhe ka pasur në të gjitha qeveritë e deritanishme, të vërtetuar edhe në raportin e transparency international, vlerësojmë si jo serioze tendencën e zv. Kryeministrit të këtij dikasteri dhe të qeverisë për të fshehur dështimin e tërësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke ju qasur këtij urdhërim vetëm nga prizmi politik i marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës.

Këto dy dokumente për ne tanimë janë të padiskutueshme por ju kujtojmë se qëllimi i këtij urdhërimi si primare ka sanksionet ndaj individëve qe janë përgjegjës për korrupsion.

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka autorizuar disa ditë më parë vendosjen e sanksioneve direkte për individët e korruptuar dhe ata që minojnë shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor. Ky vendim bie si një këmbanë alarmi për politikanët dhe liderët e korruptuar, ndërsa pas Biden, reagimi u pasua edhe nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i cili tha se Urdhëri Ekzekutiv përfshin tani edhe Shqipërinë. Blinken është tashmë në një gjyq me ish-kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes së tij non-grata, ndërsa ende nuk dihen kush do të jenë emrat e parë, me të cilët SHBA do të nisë vendosjen e sanksioneve për të zgjeruar luftën kundër korrupsionit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleanca per shqiptaret urdheri i joe biden aleanca per shqiptaret urdheri i joe biden

Sondazh

Poll