Bota

Përfundon takimi mes Biden-Johnson, kryeministri flet për Irlandën e Veriut: Ekziston harmonia për të gjetur zgjidhje

10 Qershor 2021, 17:32 Nga DOSJA
Përfundon takimi mes Biden-Johnson, kryeministri flet për

ANGLI- Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Boris Johnson ka përfunduar. BBC shkruan se pas takimit, Johnson ka folur për marrëveshjen e Brexit, e cila ka lënë jashtë Irlandën e Veriut. Ai ka thënë se Anglia është e gatshme dhe e vetëdijshme që duhet gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë marrëveshje. 

I pyetur nëse Presidenti Biden “e nxiti” atë të zgjidhte problemet që janë ngritur në bisedimet e Brexit me BE, Boris Johnson tha se nuk e bëri diçka të tillë, dhe shtoi se si Anglia, SHBA-ja dhe BE-ja duan që të mbështesin marrëveshjen dhe të mbajnë ekuilibrin e paqes.

Jo, ai nuk e bëri, por ajo që unë mund të them është se Amerika, Mbretëria e Bashkuar, plus BE-ja kanw një gjë që ne absolutisht të gjithë duam të bëjmë dhe ajo është që të mbështesim Marrëveshjen e së Premtes së Mirë në Belfast dhe të sigurohemi që të mbajmë ekuilibrin e procesit të paqes. Ekziston një harmoni e plotë mbi nevojën për të vazhduar, për të gjetur zgjidhje dhe për t’u siguruar që ne të mbështesim Marrëveshjen e së Premtes së Mirë në Belfast,” tha Johnson.

LAJMI KRYESOR: Udhëtimi 8-ditor i Biden në Evropë/ Presidenti i SHBA takohet me Boris Johnson, në fokus të diskutimeve është tregtia dhe ‘ngërçet’ e BREXIT (BATUTAT MES TYRE)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson joe biden joe biden ne britani joe biden ne europe boris johnson joe biden joe biden ne britani joe biden ne europe

Sondazh

Poll