Bota

Gjermania drejt një ‘shoku financimi’/ Rritet mosha e daljes në pension në 68 vjeç

10 Qershor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Gjermania drejt një ‘shoku financimi’/ Rritet mosha e daljes

GJERMANI- Këshilltarët e qeverisë federale besojnë se është e nevojshme të rritet mosha e daljes në pension në 68 vjeç. Përndryshe, pensionet së shpejti do të ecin drejt një “shoku financimi”.

Këshilltarët e qeverisë federale kanë sugjeruar një moshë më të vonë pensioni.

Fillimi i fazës kur paguhen pensionet e pleqërisë nuk mund të shkëputet nga zhvillimi i jetëgjatësisë në plan afatgjatë. Në këtë përfundim arrin një ekspertizë e Bordit Këshillimor Shkencor në Ministrinë Federale të Ekonomisë. Ajo që nevojitet në këtë situatë është një reformë, e cila në plan afatgjatë të përcaktojë moshën 68 vjeç si moshë të daljes në pension.

Si argumentim për këtë, ekspertët shkruajnë se që nga viti 2025 ekziston “një rritje tronditëse e problemeve të financimit në arkën ligjore të sigurimeve shëndetësore.

Ajo që nevojitet është një lidhje dinamike midis moshës së pensionit dhe jetëgjatësisë, sipas së cilës vitet shtesë të jetës duhet të ndahen sipas një rregulli të qartë midis “të punuarit më shumë dhe marrjes më gjatë të pensionit”. Vetëm atëherë mund të mbetet konstant raporti i kohës së kaluar në punë dhe asaj në pension.

Sipas situatës aktuale ligjore, kufiri i moshës për pensionin e rregullt të pleqërisë pa zbritje do të rritet gradualisht nga 65 në 67 vjet nga 2012 në 2029.

Marrë nga DW

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota këshilltarët e qeverisë federale ministria federale e ekonomisë mosha e daljes ne pension ne gjermani 68 vjec këshilltarët e qeverisë federale ministria federale e ekonomisë mosha e daljes ne pension ne gjermani 68 vjec

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 17:47

MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar dekretin e Presidentit Joe Biden, në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Pe...