Bota

Dërgimi i pakove në Hagë, Ministria e Drejtësisë merr përsipër procesin, njofton: Të hënën të akuzuarit do takohen me

10 Qershor 2021, 18:12 Nga DOSJA
Dërgimi i pakove në Hagë, Ministria e Drejtësisë merr

KOSOVË- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar nga tani e tujte do të shërbejë, si rrugë lidhëse për dërgimin e pakove nga familjarët për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati, të cilët janë në paraburgim në Hagë. Gazeta Ekspress shkruan se ditën e hënë do të bëhen takime mes familjarëve dhe të akuzuarve në Hagë.   

Më parë me këtë proces merrej, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) por për shkak se i ka skaduar kontrata nuk mund të dërgojë më, ndërkohë që vetë MPJD, ka deklaruar se është duke punuar për një zgjidhje. 

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën. MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet njoftim.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage ministria e drejtesise ne kosove kosova ne hage ministria e drejtesise ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Qershor 2021, 17:47

MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar dekretin e Presidentit Joe Biden, në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Pe...