Konferenca ndërqeveritare Shqipëri – BE, Holanda: Mund të ndodhë sa më shpejt, pritet që të ketë sërish presion ndaj
HOLANDË- Qeveria e Holandës është dakord që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, që nis edhe negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në BE, mund të nisë sapo bihet dakord për kornizën e bisedimeve.
Në raportin që Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, i ka dërguar këtë të enjte Parlamentit të vendit të saj, konfirmohet qëndrimi i zbutur i një prej vendeve më dyshues për Shqipërinë, para samitit të vendeve të BE që nis më 22 qershor.
“Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë”, thuhet në letrën në raportin e ministres Kaag.
“Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë. Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.
Në raport vihet në dukje edhe pengesa e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut. “Nuk ka ende marrëveshje mbi draftin temave që do të diskutohen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të një mungesës së miratimit të një shteti mbi pikat për Maqedoninë e Veriut”.
A2CNN
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, dënohet me 4 muaj burg qytetari: Ndjeva neveri dhe pata një reagim të
FRANCË- Damien Tarel i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron u dënua me 4 muaj burg. Mediat e huaja raportojnë se 28-vje...
Përfundon takimi mes Biden-Johnson, kryeministri flet për Irlandën e Veriut: Ekziston harmonia për të gjetur zgjidhje
ANGLI- Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Boris Johnson ka përfunduar. BBC shkruan se pas takimit, Johnson ka folur për marrëveshjen e Brexit, e...
Takimi Biden-Putin, këshilltarët: Pas bisedimve mund të rinisin marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve
SHBA- Presidenti Joe Biden ka në plan të adresojë marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Rusi kur ai takohet me Presidentin Vladimir Putin javën tjetër. CNN shkruan se...
LAJM I MIRË! Pritet njoftimi nga Presidenti Biden: Do të dhurojmë 500 milion doza vaksinash Pfizer për vendet e varfëra
ANGLI- Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë mbrëmjen e sotme se SHBA do të dhurojnë 500 milion doza vaksinash Pfizer për vendet e varfëra. CNN shkruan se sip...
Dialogu Kosovë-Serbi/ BE në pritje të angazhimit nga të dyja palët: Gjithçka që është rënë dakord, duhet të zbatohet
KOSOVË- Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti duhet të ndërtojnë pozicion të qartë në raport me Bashkimin Evropian për marrëveshjet e arritura de...
Presidenti Biden në Britani për bisedime me kryeministrin Johnson dhe takimin e G7
ANGLI- Presidenti amerikan Joe Biden takohet të enjten me kryeministrin britanik Boris Johnson gjatë udhëtimit evropian, ku do do të ketë bisedime të nivelit të...
Marrëveshja e Brexit, kryeministri irlandez: Biden i ka kërkuar Johnson që ta ripërpunojnë
IRLANDË E VERIUT- Kryeministri i Irlandës së Veriut, Micheál Martin ka mirëpritur lajmin se Shtëpia e Bardhë ka qortuar në mënyrë efektive Mbretërinë e Bas...
Me fjalën ‘mami’…Nuk pa dot vajzën e porsalindur, gruaja italiane zgjohet nga koma pas 10-muajsh
ITALI- Një 37-vjeçare italiane u zgjua disa javë më parë pas 10 muajsh në koma. Mediat e huaja raportojnë se Cristina Rosi kishte një sulm në zemër korri...
Samiti i G7, Jill Biden: Biden është përgatitur mirë për takimet, sidomos për atë me Putin
ANGLI- Zonja e parë e SHBA, Jill Biden ka deklaruar se Presidenti Biden është përgatitur për javë të tëra për udhëtimin e tij të parë në vendet e tjera si Presi...