Politike

Samiti i Liderëve të BP, Albin Kurti: Të futemi në BE si rajon i përbashkët, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

10 Qershor 2021, 13:07 Nga DOSJA
Samiti i Liderëve të BP, Albin Kurti: Të futemi në BE si

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka ardhur koha që Serbia të njohë Kosovën, pasi kjo po pengon zgjidhjen në problemeve të vendit.

Teksa foli para mediave pas mbajtjes së samitit,  Kurti tha se ka propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në Bashkimin Europian si një rajon i përbashkët, sa i përket ekonomisë dhe tregëtisë. Ai theksoi se Bashkimi Europian nuk quhet Europë pa pranuar vendet të cilat aspirojnë të anëtarësohen.


Fjala e Albin Kurtit: 

Populli i Kosovës është shteti më pro-europian dhe jemi të zotuar të zbatojmë reformat e shumë fishta. Probleme tona kombëtare vijnë pas mungesës së njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por nevojiten vlerat e Bashkimit Europian. Na nevojiten investimet në ekonomia, drejtësia, sundimi i ligjit, etj. Bashkimi Europian nuk është Europë pa u plotësuar me 6 vendet e ballkanit Perëndimor. Kosovës duhet t’i pranohet realiteti aktual dhe të pranohet nga të gjitha shtetet. Është koha e fundit që Serbia ta shpallë pavarësinë e Kosovës. E dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe ky është modeli i marrëveshjes europiane, që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në BE sa i përket Ekonomisë dhe Tregtisë që në fund të kësaj të dekade të ishim të gatshëm të hynim në BE. Nuk ka më më minishengen, por procesi i Berlinit Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk shkon të kenë dallime sa i përket politikës së jashtme. Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë dë të kenë shumë komunikim të dendur, jo vetëm në politikën e jashtme.

Mbahet Samiti i Tiranës. Rama pret liderët e Ballkanit, Kurti merr bekimet në Prizren, momenti kur kryeministri shtrëngon duart me të pranishmit: Autorësi Rajonale për zbatimin e planit ekonomik

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti samiti i tiranës samiti i tiranes 10 qershor 2021 albin kurti samiti i tiranës samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2021, 12:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në përfundim të konferencës me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi shpjegoi dhe stemën që kishin pas tyre. Rama tha s...

Politike 10 Qershor 2021, 11:54

TIRANË– Komisioneri Oliver Varhelyi ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakort për marrëveshjen e heqjes së tarifave roaming mes ve...