Politike

Lënia e gazetarëve jashtë Kuvendit, PD: Gramoz Ruçi te tërheqë vendimin dhe të kërkojë ndjesë publike

10 Qershor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Lënia e gazetarëve jashtë Kuvendit, PD: Gramoz Ruçi te

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish për vendimin e Kuvendit për të lënë jashtë parlamentit gazetarët. Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi është shprehur se pas protestës së gazetarëve dhe reagimit të BE-së, tashmë Kuvendi duhet që të tërhiqet.

Vokshi theksoi se ky është një veprim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, dhe kreu i saj, Ruçi duhet të kërkojë ndjesë për vendimin.

Reagimi i PD-së:

Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.

Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.

 Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!

Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!

ÇFARË NDODHI MES KUVENDIT DHE GAZETARËVE?

Kuvendi i Shqipërisë publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë. Vendimi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e fjalës së lirë.

Ditën e djeshme gazetarët dolën në një protestë para nisjes së seancës plenare. Duke e quajtur një betejë për fjalën e lirë, gazetarët iu lutën Me parulla në duar me mbishkrimin “Krijuat ERTV, mos krijoni GRTV”, referuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit. BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albana vokshi ndalimi i gazetareve ne kuvend albana vokshi ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2021, 12:05

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, në përfundim të konferencës me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi shpjegoi dhe stemën që kishin pas tyre. Rama tha s...

Politike 10 Qershor 2021, 11:54

TIRANË– Komisioneri Oliver Varhelyi ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakort për marrëveshjen e heqjes së tarifave roaming mes ve...