Sport

Lautaro Martinez refuzon rinovimin e kontratës me Interin

10 Qershor 2021, 04:20 Nga DOSJA
Lautaro Martinez refuzon rinovimin e kontratës me Interin

ITALI – Menaxheri i sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez, konfirmon se ai e ka refuzuar ofertën më të fundit për zgjatjen e mëtejshme të kontratës me Interin, të cilën drejtuesit e klubit “zikaltër” të Milanos e kanë vënë në tavolinë.

Kontrata aktuale përfundon më qershor 2023, kështu që natyrshëm “zikaltrit” dëshirojnë ta bllokojnë talentin e tyre për një kohë sa më të gjatë. Kjo me qëllim që të nxjerrin sa më tepër përfitime financiare nga një shitje e mundshme e tij në të ardhmen.

Në marrëveshjen midis palëve, ekziston një klauzolë lirimi për 111 milionë euro, megjithëse besohet, se Interi do ta linte sulmuesin argjentinas që të largohej edhe nëse ndonjë klub do të ofronte shifrën prej 90 milionë eurosh për shërbimet e tij.

“Kjo është shumë e tepërt”,- ka thënë agjenti Alejandro Camano për gazetën katalanase “Sport”. – Të gjithë kanë çmimin e tyre dhe megjithëse Interi nuk po flet për një shitje, ne duhet të shohim ndërsa dritarja e transferimeve vazhdon, se cila është situata në klub. Ata na ofruan një rinovim, por ne u thamë atyre se tani për tani, ne jemi të lumtur siç jemi.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alejandro camano inter lautaro martinez sulmuesi argjentinas zikaltrit e milanos alejandro camano inter lautaro martinez sulmuesi argjentinas zikaltrit e milanos

Sondazh

Poll