Sport

FOTO/ Pa asnjë emër, me cigare dhe një kostum, Lazio zyrtarizon trajnerin e ri në mënyrë unike

9 Qershor 2021, 15:12 Nga DOSJA
FOTO/ Pa asnjë emër, me cigare dhe një kostum, Lazio zyrtarizon

ITALI-Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazios. Pas disa ditësh negociatash, kontrata e trajnerit toskan u nënshkrua me klubin deri në qershor të vitit 2023. Lazio njoftoi trajnerin me një emoji cigare në profilin zyrtar në Twitter. Sarri zë vendin e Simone Inzaghi dhe kthehet në stol pas një viti pushim pas shkarkimit nga stoli i Juventusit, me të cilin fitoi një titull kampion.

 

?

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 9, 2021

Chi ha da accendere? ?

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 9, 2021

Pas shkëmbimit të të gjitha dokumenteve, marrëveshjes për stafin teknik dhe përcaktimit të detajeve të fundit, ka arritur më në fund edhe firma mbi kontratë: për Sarrin një kontratë dy-vjeçare me tre milion euro në sezon plus bonuse. Pas cigares, në Tëitter të Lazios u shfaqën edhe imazhet e një kostumi dhe një banke, duke iu referuar punës së mëparshme të Sarri para se të fillonte një karrierë me kohë të plotë si trajner.

???? pic.twitter.com/XrJzCfa0SF

— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) June 9, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lazio sarri lazio sarri

Sondazh

Poll