Sport

Milani mposht dy gjigandët e mëdhenj europiane, siguron një blerje tjetër…

9 Qershor 2021, 17:58 Nga DOSJA

ITALI – Milani ka arritur një tjetër marrëveshje në merkato, duke mposhtur konkurrencën e dy skuadra të mëdha europiane, si Arsenal dhe Borussia Dortmund, të cilat gjithashtu ishin të interesuara për futbollistin e Toulouse, Amine Adli.

21-vjeçari francez me origjinë marokene, është shprehur i gatshëm për t’u bashkuar me kuqezinjtë dhe tashmë ka mbetur vetëm dakordimi mes dy skuadrave. “Corriere dello Sport” raporton, që Milani rriti presionin ditëve të fundit, duke e përfunduar me sukses.

Ndërkohë thuhet se Toulouse që luan në Liga 2, i ka duart e lidhura për shkak se kontrata e sulmuesit anësor Amine Adli përfundon në qershor të vitit 2022, kohë kur ai mund të largohet me parametra zero nga skuadra franceze.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 21-vjeçari francez me origjinë marokene amine adli arsenal borussia dortmund milani toulouse që luan në liga 2 21-vjeçari francez me origjinë marokene amine adli arsenal borussia dortmund milani toulouse që luan në liga 2

Sondazh

Poll