Sport

Gundogan nuk e harron nga ka ardhur, mesfushori i Man.City-t dhuron bonusin e titullit për klubin e fëmijërisë

9 Qershor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Gundogan nuk e harron nga ka ardhur, mesfushori i Man.City-t dhuron bonusin e

GJERMANI-Ilkay Gundogan ka dhuruar bonusin financiar që mori për titullin kampion fituar me Manchester City-n për klubin e tij të fëmijërisë në Gjermani. Mesfushori 30-vjeçar kaloi një dekadë te Hessler 06 në Gelsenkirchen para se të bashkohej me akademinë e Bochum. Donacioni prej rreth 300 mijë euro do të shkojnë për të ndërtuar një fushë me bar artificial për klubin gjerman.

“Kur Ilkay dëgjoi se fëmijët po largoheshin nga futbolli sepse nuk kishin ku të stërviteshin, ai u godit rëndë”, është shprehur xhaxhai dhe menaxheri i Gundogan. “Ne jemi akoma shumë të lidhur me klubin, sepse kemi kaluar pjesë të madhe të fëmijërisë këtu.”

Autoritet në Gelsenkirchen do të kontribuojnë me 350,000 euro, për të realizuar projektin e Hessler 06. “Pa Ilkay, nuk do të ishim në gjendje të fillonim këtë projekt”, ka thënë kryetari i klubit, Rainer Konietzka.Pasi luajti në Hessler, Gundogan u bashkua me akademinë e Bochum si adoleshent dhe kaloi në ekipin e tyre të parë.Ai më vonë nënshkroi për Nurnberg (2009) dhe Borussia Dortmund (2011) përpara se të bëhej nënshkrimi i parë i Pep Guardiolas me City-n në 2016, dhe fitoi titullin e tij të tretë të Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjermani gundogan manchester city gjermani gundogan manchester city

Sondazh

Poll