Sport

Një tjetër rast me COVID-19 te përfaqësuesja e Spanjës, trajneri Luis Enrique thërret edhe 11 lojtarë të tjerë

9 Qershor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Një tjetër rast me COVID-19 te përfaqësuesja e Spanjës,

SPANJË-Alarm i fortë në përfaqësuesen e Spanjës vetëm dy ditë para startit të Euro 2020.Pas rastit me COVID-19 të Sergio Busquets, Diego Llorente gjithashtu doli pozitiv në testet e kryera. Një situatë për t’u monitoruar me shumë vëmendje, sepse numri i infeksioneve mund të rritet përsëri në orët e ardhshme. “Është e mundshme që mund të ketë raste të tjera”, shpjegoi presidenti i Federatës spanjolle Rubiales.

Spanja do të debutojë në Europian më 14 qershor, në sfidën ndaj Suedisë, që do të zhvillohet në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas. Nëse në ditët në vazhdim do të zbulohen të tjetër futbollistë me Coronavirus, turneu madhor i futbollit do të kompromentohej seriozisht për Spanjën. Luis Enrique gjatë paradites së kësaj të mërkure  ka thirrur edhe 11 lojtarë të tjerë dhe tashmë ka 17 lojtarë në një grumbullim paralel

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport diego llorente sergio busquets spanja diego llorente sergio busquets spanja

Sondazh

Poll