Sport

Me profesion polic dhe mban rekordin me 13 kartona në një ndeshje, njihuni me arbitrin e ndeshjes Itali-Turqi

9 Qershor 2021, 14:43 Nga DOSJA
Me profesion polic dhe mban rekordin me 13 kartona në një ndeshje,

ITALI-Itali-Turqi do të jetë ndeshja hapëse e kampionatit Evropian dhe do të arbitrohet nga Danny Makkelie. Takimi do të luhet më datë 11 qershor në stadiumin Olimpico, ndërkohë që ndihmësit e holandezit do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan De Vries ndërsa francezja Stepahine Frappart do të jetë arbitrja e katërt. 38-vjeçari nuk ka arbitruar asnjëherë ndeshje të kampionatit Europian ose Kupë Bote.

Danny Makkelie me profesion polic, nuk toleron protestat, madje është i ashpër edhe në dhënien e kartonave. Në vitin 2014, në ndeshjen e kampionatit holandez mes Den Hag dhe Feynord, Makeli dha 13 kartona, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer.

Në vitin 2011 arbitri mori stemën e FIFA-s, ndërsa debutimin në Champions League e bëri në vitin 2014 në takimin Chelsea-Maribor, ndërsa në Europa League gjykoi finalen Sevilla-Inter në 2020-tën. Holandezi ka vetëm një precedent me Italinë: 0-0 ndaj Portugalisë në vjeshtën e vitit 2018.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport danny makkelie euro 2020 itali turqi danny makkelie euro 2020 itali turqi

Sondazh

Poll