Sport

Flamurtari, “pronar” në basketbollin e femrave, kampion i Shqipërisë për herë të 23-të në histori…

9 Qershor 2021, 17:28 Nga DOSJA
Flamurtari, “pronar” në basketbollin e femrave, kampion i

VLORE – Skuadra vlonjate e Flamurtarit ka fituar për herë të 23-të titullin kampion në basketbollin e femrave. Vajzat e klubit kuqezi e siguruan trofeun, pas tri finaleve në “play-off” me Partizanin, ku i kanë fituar të gjitha ndeshjet.

Përballja Flamurtari-Partizani, që vendosi edhe fatin e titullit u zhvillua të martën në Vlorë, u mbyll me rezultatin 68-60 (e para 86-53 në Vlorë dhe e dyta 76-54 në Tiranë). Në përfundim të saj, kapitenes Artemida Myrto, iu dorëzua trofeu nga drejtues të FSHB-së.

Flamurtari, është skuadra dominon në basketbollin e femrave në 20 vitet e fundit, ku ka fituar 15 herë titullin kampion. Titulli i radhës iu kushtua Viron Toskës, trajnerit të njohur të Flamurtarit, i cili vitin e kaluar u largua nga kjo jetë, për shkak të Covid-19.

Protagonistet e këtij suksesi janë vajzat vlonjate, të cilat i gëzohen një tjetër trofeu, duke nisur nga trajneri Hoxha, shefi i klubit Kaso, si dhe lojtaret Omersabic, Myrto e Memushi, që u shprehën të lumtura edhe për këtë trofe të Flamurtarit.

 

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport artemida myrto flamurtari partizani flamurtarit viron toskës artemida myrto flamurtari partizani flamurtarit viron toskës

Sondazh

Poll