Sport

Ndeshja e “play-off”-it në Superligën e basketit turk kthehet në arenë boksi

9 Qershor 2021, 10:24 Nga DOSJA
Ndeshja e “play-off”-it në Superligën e basketit turk

TURQI – Ndeshja e dytë mes Anadolu Efes dhe Fenerbahçe Beko, e vlefshme për “play-off”-in e Superligës së basketbollit në Turqi, u karakterizua nga tensione të madha, ku nuk munguan as konfrontimet fizike dhe grushtet.

Tensioni u rrit në pjesën e katërt, kur kishin mbetur edhe 3:27 minuta pa u luajtur. Gjithçka nisi midis amerikanit të Anadolu Efes, Chris Singleton dhe atij të Fenerbahçe Bekos, Melih Mahmutoglu, të cilët u kacafytën midis tyre. Kjo pasi basketbollisti i Fenerit e goditi me top amerikanin, raportojnë mediat turke.

Dy lojtarë u përjashtuan nga ndeshja, pasi gjyqtarët rivlerësuan pamjet në ekran. Po ashtu, edhe dy basketbollistë të Fenerbahçes, Alex Perez dhe Ahmet Duverioğlu, u përjashtuan nga ndeshja, pasi u përfshinë në këtë përleshje.

Në përfundim të këtij takimi, skuadra e Anadolu Efes mposhti Fenerbahçe Bekon me rezultatin 95-73, duke e çuar në 2-0 edhe numrin e ndeshjeve të fituara në finalet e “play-off” të Superligës së basketbollit turk.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alex perez dhe ahmet duverioğlu anadolu efes chris singleton fenerbahçe beko melih mahmutoglu alex perez dhe ahmet duverioğlu anadolu efes chris singleton fenerbahçe beko melih mahmutoglu

Sondazh

Poll