Sport

Asnjë ofertë për Calhanoglu. Milani e le derën hapur, Tonali “futet” brënda…

9 Qershor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Asnjë ofertë për Calhanoglu. Milani e le derën hapur, Tonali

ITALI – Hakan Calhanoglu është krejt i vetëm para derës dhe duhet të vendosë, nëse do të hyjë, apo të dalë jashtë. Për shkak se oferta që Milani i dha atij është akoma aty, tani i takon fantazistit turk të marri vendimin përfundimtar.

Pa pritur më gjatë, sepse koha po mbaron. Eshtë e vështirë të largohesh kur të jepet mundësia të bëhesh protagonisti në fushat e Champions League. Eshtë e vështirë edhe për faktin se Calha është i lumtur te kuqezinjtë, i përkëdhelur nga Pioli, i cili gjithmonë e ka vendosur atë në qendër të lojës së tij.

Nga njëra anë janë 4 milionët e ofruara nga Milani, jo dyfishi i pagës aktuale 2.5 milionë, siç do të dëshironte ai. Nga ana tjetër, ekziston oferta shumë e pasur e Al-Duhail në Katar, të cilët kanë vendosur 8 milionë në pjatë.

Kështu Calhanoglu e gjen veten midis dy zjarreve, por është e qartë se ai i Katarit nuk e ngroh atë sa duhet, sado tunduese mund të jetë oferta. Tjetër është të shijosh pagën e një lojtari në një klub të madh europian, krejt tjetër është të lëvizësh në një skuadër jo konkurruese si ajo e Katarit.

Një “Euro 2020” i shkëlqyeshëm mund të veprojë si një vitrinë për të joshur emrat e tjerë të mëdhenj, duke përfshirë edhe ata që kishin dalë përpara në të kaluarën. Por turneu që fillon të premten në “Olimpico” kundër Italisë nuk të jep shumë kohë për t’u menduar.

Nëse duhet të prisni më gjatë për Calhan, tymi i bardhë për shpengimin e Sandro Tonalit nuk duhet të vonojë shumë. Afati për të mbyllur çështjen me Brescia, është caktuar saktësisht pas një jave, të mërkurën e 16 qershorit. Operacioni është praktikisht i mbyllur, dialogu me Massimo Cellino, presidentin e Brescias, është arritur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league hakan calhanoglu kuqezinjtë milan sandro tonali champions league hakan calhanoglu kuqezinjtë milan sandro tonali

Sondazh

Poll