Bota

Abuzoi seksualisht me 75 gra: Na detyronte ta shihnim lakuriq. Producenti i filmave 44 milion $ gjobë

24 Maj 2019, 10:43 Nga DOSJA
Abuzoi seksualisht me 75 gra: Na detyronte ta shihnim lakuriq. Producenti i

SHBAProducenti i filmave, Harvey Weinstein dhe anëtarët e bordit të tij kanë arritur një marrëveshje paraprake me gratë që e akuzojnë atë për sjellje të keqe seksuale, kanë raportuar mediet e huaja.

Avokatët thanë se zgjidhja e arritur për paditë civile është kompensimi i viktimave të supozuar më një vlerë prej 44 milion dollarësh.

Harvey Weinstein ka mohuar akuzat për ngacmimin seksual apo abuziminin me mbi 75 gra. Ai do të dalë në gjyq në Nju Jork, në 3 qershor për akuzat penale të sjellura nga aktoret, duke përfshirë përdhunimin.

Kush është Harvey Weinstein?                                                                                  

67-vjeçari është një nga prodhuesit më të famshëm të Hollivudit dhe ka punuar në një numër filmash me çmime Oscar, përfshirë “Shakespeare in Love”, “The King’s Speech” dhe “The Artist”.

Si shpalosi skandali?

Në tetor 2017, “New York Times” botoi një histori që përshkruante dekada të dyshimeve për ngacmim seksual, kundër Harvey Weinstein. Aktorja Rose McGowan dhe Ashley Judd ishin ndër gratë e para që dolën dhe rrëfyen abuzimet nga producenti.

Akuzat përfshijnë detyrimin e grave të masazhojnë atë dhe ta shohin atë të zhveshur. Ai thuhet se premtoi se do t’i ndihmonte disa gra të përparonin karrierën e tyre në këmbim të favoreve seksuale.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota harvey winstein hollivud perdhunim producent harvey winstein hollivud perdhunim producent

Sondazh

Poll