Bota

“200 mijë euro i mori Kadriu”, Zeka-Veselit:Shumë shpejt ti dhe shokët e tu do goditeni

24 Maj 2019, 07:07 Nga DOSJA
“200 mijë euro i mori Kadriu”, Zeka-Veselit:Shumë shpejt

Tiranë-Në Kosovë janë publikuar dy video, në të cilat shfaqen protagonistët, të cilët flasin për marrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me fajde. Theksojmë se në këtë video përmendet edhe emri i Kadri Veselit krye-parlamentarit dhe thuhet se ky i fundit ka marrë  200 mijë euro. (lexo këtu)

Milaim Zeka ka reaguar ndaj Kadri Veselit , pasi ky i fundit u shpreh për videot se janë  një bombë e kurdisur. Zeka shprehet se Veseli bërtet vetëm kur rreziku i vjen afër.

“I nderuari Kryetar, e kur na arrestonin këta argatët e tu, mos vallë ne kishim ma pak vlere se sa ti? Mos vallë peshon ma rëndë se sa ne deputetët e tjerë?! Mos valle ne ishim rregëzina opingash?!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

“Bombe e kurdisur dhe njolle per vendin tone”

Keshtu e quajti Kadri Veseli skandalin me fajde, dhe perzierjen e nje zyrtari shume te larte te PDK se qe ka plaçkite ne emrin e tije.

Qe eshte bombe e kurdisur, nuk po komentoje, se edhe mundet me qene e sakte, edhe mundet me qene spekulim. Ama deshta mu ndale te kjo thenja “njolle per vendin tone”!

I nderuari Kryetar, e kur na arrestonin keta argatet e tu, mos valle ne kishim ma pak vlere se sa ti? Mos valle prshon ma rande se sa ne deputetete e tjere?! Mos valle ne ishim rregezina opingash?!

Kryetar, nuk duhet me bertite vetem kur dikush ta meshon ty me shtage. Kryetar duhet me bertit kur dikush i medhon shtetit, dhe ju te gjithe i keni ra shtetit, sikur me qene i huaje.

Ti Kryetar, mbasi po reklamon drejtesi, e qe pak kush po te beson, gjerave deri ne funde ashte dashur t u shkosh per padrejtesite qe drejtesia jote dhe e presidentit po na i bene neve.

A e din Ti kryetar i Kuvendit qe dokumenti i akuzes te ngritur ndaj deputetit Milaim Zeka, ne faqen e pare e ka emrin e Syle Hoxhes, ndersa ne faqen 3 eshte emri i Afrim Shefkiut? A e din Kryetar qe i kam tre deshmitar te cilet ta deshmojne qe prokurori Afrim Shefkiu ju ka deklaru tre personave qe akuzen ndaj deputetit Zeka e ka ngritur me urdher te Presidentit Thaçi?! Te gjitha t i kam thene Kryetar, po ty te ka konvenu qe çdo politikan dhe deputet me hy ne te njejtin thes te berllogut.

Une nuk ta du te keqen. As nuk me vjen mire per kete qe te ka ndodhur, nese vertete nuk je i perzier, ama mos harro qe Republika e Burdushit qe e ke ndertu Ti me shoke, keq ka me ju godite. Keta jane medhavine sllavoturkobizantine. Keta nuk dine çka eshte drejtesia, po vetem friga. Keta as Zotit nuk i frigohen…!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli miliam zeka skandali me fajdet ne kosove kadri veseli miliam zeka skandali me fajdet ne kosove

Sondazh

Poll