Bota

“Mbeta shtatzënë nga serbi por fëmijën e mbajta, burri më la”, gruaja e përdhunuar në Kosovë tregon tmerrin(

24 Maj 2019, 06:50 Nga DOSJA
“Mbeta shtatzënë nga serbi por fëmijën e mbajta, burri

Serbi- Gjatë luftës së Kosovës janë dhunuar seksualisht më shumë se 20 mijë gra shqiptare. Në emisionin Frontal në T7 në Kosovë, njëra prej tyre ka treguar tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës.  Për foton e cila u publikua në kuvendin e Kosovës ajo është shprehur se skena të tilla kanë ndodhur.

Sa i përket historisë së saj të trishtë ajo tregon  se serbët kanë marrë atë dhe 16 gra  të tjera dhe i kanë dhunuar seksualisht. Sipas saj gratë janë djegur edhe me cigare dhe e plagosur me thikë. Nga dhunimi seksual ajo ka ngelur edhe shtatzënë.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rreh, na kanë djeg me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi there me thikë, me na i prishë bukurinë dhe me na i lënë shenjat që me na u kujtua kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf me djegë trupin tim krejt, mos me i kujtua ato ditë. Mendoja vetëm të vdisja. Fëmija jeton me mua. Është kujdes motra për të deri kur ka bë 6 vjet. Se 8 vjet nuk kamë mund me marrë veten. Tash e du edhe jetën e jap për ta. Është prapë e gjakut tim,  e venave të mia”.  është shprehur e dhunuara.

Ajo rrëfen se pasi serbët e liruan pas dhunimit seksual ka shkruar në shtëpi por më pas është ndarë edhe nga burri.

“Kur jam kthyer në shtëpi, burri me ka pyetur se çka ka ndodh. I thashë që ata nuk na kanë marrë me na shëtite. I thashë pse nuk me mbrojte, pse nuk dole para automatit e me thënë që mos e merrni gruan time, po mua. I tregova se çfarë ka ndodhur, me tha prej sot nuk je gruaja ime!” ka thënë ajo.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll