Bota

Julian Assange përballet me 17 akuza të reja në SHBA

24 Maj 2019, 08:40 Nga DOSJA
Julian Assange përballet me 17 akuza të reja në SHBA

SHBA– Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur 17 akuza të reja kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks Julian Assange, i cili po përballet me ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar (Lexo këtu).

Hetimet e fundit e akuzojnë atë për pranimin dhe publikimin në mënyrë të paligjshme të emrave të burimeve të klasifikuara.

Ai u akuzua më pare, muajin e kaluar me një akuzë për konspiracion me ish-analistin e zbulimit Chelsea Manning për të fituar qasje në rrjetin e Pentagonit. Assange po vuan dënimin me burg në Britani të Madhe.

Cilat janë akuzat amerikane?

Aktakuza e re akuzon Assange për shkeljen e aktit të spiunazhit të SHBA-së duke botuar dokumente të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike në vitin 2010.

Assange, ka inkurajuar ndihmësit e tij të vazhdonin vjedhjen e dokumenteve të klasifikuara dhe ranë dakord që ta ndihmonin të merrte fjalëkalimin në një kompjuter ushtarak.

Assange “zbuloi emrat e burimeve njerëzore dhe krijoi një rrezik të rëndë dhe të menjëhershëm për jetën njerëzore” duke përfshirë emrat e afganëve, irakianëve, kinezëve dhe iranianëve vendas.

Shumë nga akuzat do të mbanin mandate burgimi prej pesë deri në 10 vjet, që do të thotë se ai mund të përballet me shumë dekada në burg nëse dënohet.

Burimi: BBC

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza të reja julian assange shba wikileaks akuza të reja julian assange shba wikileaks

Sondazh

Poll