Bota

Zv.Presidenti i PE, Papadimoulis: Po punoj që të hapen negociatat për Shqipërinë

23 Maj 2019, 19:07 Nga DOSJA
Zv.Presidenti i PE, Papadimoulis: Po punoj që të hapen negociatat

TIRANË- Zv.Presidenti i Parlamentit Europian, Dimitris Papadimoulis, i ftuar në një intervistë në studion e televizionit Tribuna, ndërsa foli për situatën në të cilën ndodhet Greqia dhe vendet e Ballkanit u ndal edhe tek mundësia e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Robert Goro, “A besoni që në fund të qershorit në Tiranë do të ‘bien këmbana festive’?” tha se ai punon në favor të këtij zhvillimi dhe një gjë të tillë ia ka thënë edhe kryeministrit Edi Rama.

“U përkas atyre që punojnë në favor të këtij zhvillimi. Kisha rastin t’ia thosha edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, para disa muajsh, kur vizitoi Parlamentin Europian dhe prezantoi kandidaturën shqiptare. Besoj se në Bruksel ka forca që duan të dëgjohen këto zhvillime pozitive (dhe brenda tyre është edhe SYRIZA), por ka edhe forca që e kundërshtojnë. Mënyra më e mirë që të vijnë lajmet pozitive është që udhëheqja shqiptare të përshpejtojë ato hapa që do të ndihmojnë të dëgjohen kambanat pozitive. E di udhëheqja shqiptare se cilat janë ato çështje që ndodhen në tavolinë për trajtim dhe për zgjidhje dhe sa më shpejt që këto gjëra futen në një rend, aq më mirë për prespektivën europiane të Shqipërisë. Gjithsesi, qëndrimi i SYRIZA-s, qëndrimi i qeverisë Tspiras, qëndrimi im personal është që mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë dhe sa më shpejt që fillon ky zhvillim, aq më mirë është”, – tha në intervistë Papadimoulis.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dimitris papadimoulis hapja e negociatave parlamenti europian dimitris papadimoulis hapja e negociatave parlamenti europian

Sondazh

Poll