Bota

Deklarata e fortë e ish-kancelarit gjerman në Beograd: Duhej ta bombardonim Serbinë, pasi pamë gjendjen në Kosovë

24 Maj 2019, 10:10 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e ish-kancelarit gjerman në Beograd: Duhej ta

SERBI- Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, ka marrë pjesë ditën e djeshme në konferencën “Ëorld Minds” të zhvilluar në Beograd, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti serb, Aleksander Vuciç.

Ndër të tjera, gjatë kësaj seance, Vuçiç dhe ish kancelari gjerman kanë folur për bombardimin e Serbisë nga NATO’ja.

Schröder ka deklaruar se vendimi për të bombarduar Serbinë, u mor pas vëzhgimeve të gjendjes kritike ku ndodhej asokohe Kosova, ashtu sic është vendosur të bombardohet Iraku e Afganistani.

“Vendimi i parë ishte për në Irak, ne vendosëm nëse duhet të marrim pjesë ose jo. Tjetri vendim i vështirë ka qenë të pranojmë intervenimin në Afganistan. Bashkë me aleatët në NATO ne morëm vendim ta sulmojmë Serbinë. Ishte një vendim emocionues, por ne duhet të vendosnim që të mernim pjesë në bombardime duke e parë gjendjen në Kosovë”, ka thënë Schreder në konferencë

Ndërsa, presidenti serb u shpreh se ne duhet të falim, por s’do ta harrojmë kurrë.

 “Do të ishte shumë lehtë të kritikohet Schreder dhe të thuhet se intervenimi i NATO’s ka qenë vendim i keq. Ne duhet të falim, por kurrë ta harrojmë”, u shpreh Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic bombardimi i serbise nga nato gerhard schröder lufta në kosovë aleksander vucic bombardimi i serbise nga nato gerhard schröder lufta në kosovë

Sondazh

Poll