Sport

GALERI FOTOSH / Georgina Rodriguez uron yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, për hapjen e hotelit të ri ‘ëndërr’ në M

9 Qershor 2021, 05:27 Nga DOSJA

SPANJE – Cristiano Ronaldo po përgatitet të hapë hotelin e tij të ri në Madrid, ndërkohë që e dashura e tij mahnitëse, Georgina Rodriguez, i bënë homazhe punës së tij të palodhur.

Pestana e CR7-së në “Gran Via” në qendër të kryeqytetit spanjoll, ishte planifikuar të hapte dyert në qershor të vitit të kaluar. Por pandemia e koronavirusit, i la këto plane në pritje. Tani të gjitha janë gati me yllin 36-vjeçar të Juventusit, që poston në Instagram foto të ndërtesës madhështore, duke thënë se ata janë në ‘numërimin e hapjes finale’.

Ai shton: “Një mënyrë argëtuese për të shijuar movidën e Madridit me një çati 360 gradësh, një bar sportiv dhe picat më të mira në qytet. Rezervoni tani dhe jini nga të parët që do ta jetojnë këtë përvojë. Mezi po pres të shihemi atje.”

Dhe përpjekjet e tij janë vlerësuar nga partnerja e tij besnike Rodriguez. Në spanjisht, ajo postoi në Instagram: “Urime @cristiano për hapjen e këtij hoteli ëndërr, në zemër të Madridit. Unë jam shumë e ngazëllyer për atë që po ndërtoni, me kaq shumë përpjekje dhe guxim”.

Pastaj duke i nxitur njerëzit të bëjnë një vizitë, ajo shton: “Unë ju ftoj të zbuloni këtë hapësirë ​​që do t’ju entuziazmojë dhe do t’ju bëjë të ëndërroni”.


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo georgina rodriguez cristiano ronaldo georgina rodriguez

Sondazh

Poll