Parashikimi shkencor: A do e fitojë Franca Europianin e këtij viti?
9 Qershor 2021, 06:29Nga DOSJA
TIRANË– Shkencëtarët dhe statisticienët nga universitetet e Dortmund, Mynih, Innsbruck, Ghent dhe Molde kanë kryer një sondazh për të dalë në përfundime të hershme mbi fituesin e Kampionatit Evropian të Futbollit. Sipas rezultateve të sondazhit të përbashkët, Franca rezulton të jetë kampionia më e mundshme e Evropës me 14.8 përqind shanse.
Të dytët në radhë vijnë anglezët me 13.5 përqind dhe të tretët, spanjollët me 12.3 përqind. Në vend të katër renditen portugezët dhe gjermanët, të pandashëm nga njëri-tjetri me 10.1 përqind. Sipas këtij parashikimi, gjermanët nuk janë favoritët kryesorë, thotë profesori i statistikës Achimzeileis nga Universiteti i Innsbruck.
“Mendoj se nuk është shumë për t’u habitur, ata nuk janë ekipi më i fortë gjerman që kemi parë në vitet e fundit,”- shtoi ai më tej.
Si e bëjnë ata parashikimin?
Mdr.deshkruan se staticientët kanë kombinuar modele të ndryshme në hulumtimet e tyre. Për shembull, forca e ekipeve individuale u llogarit në disa faktorë, të tillë si vlera e tregut e futbollistëve, numri i lojtarëve që luajtën në Ligën e Kampionëve, numri i paraqitjeve në kampionat dhe faktorët ekonomikë dhe socialë të një individi.
“Gjithsesi jemi shumë larg sigurive, parashikimet gjithmonë mund të fashiten në rezultatin përfundimtar, pasi përndryshe eventet e futbollit do të ishin jo interesante. Ne përdorëm mundësitë…”- shtoi sërish profesori Zeileis.
Në Kupën e Botës 2018, për shembull, numrat thanë se Gjermania do të ishte në finale kundër Brazilit. Në fakt, siç dihet, Franca mundi Kroacinë në finale.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJE – Cristiano Ronaldo po përgatitet të hapë hotelin e tij të ri në Madrid, ndërkohë që e dashura e tij mahnitëse, Georgina Rodriguez, i bënë homazhe punës ...
CONMEBOL – Nëse në Europë skuadrat po bëhen gati për të nisur “Euro 2020”, në kontinentin latino-amerikan po zhvillohen ndeshjet kualifikuese për botërorin “Kat...
FRANCË– Benzema shqetëson Francën. Sulmuesi dëmtoi këmbën e djathtë në minutën e 41-të të pjesës së parë në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Stad...
BULLGARI– Shqipëria U-21 është mundur nga Bullgaria në miqësore me rezultatin 4-0. Pa disa prej titullarëve të larguar pas fitores në ndeshjen kualifikues...
HUNGARI-Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.Gjakova në luftë pë...