Sport

VIDEO/ ALARM për Benzeman! Sulmuesi largohet në lot nga miqësorja me Bullgarinë, rrezikon Europianin

8 Qershor 2021, 21:08 Nga DOSJA
VIDEO/ ALARM për Benzeman! Sulmuesi largohet në lot nga miqësorja

FRANCË– Benzema shqetëson Francën. Sulmuesi dëmtoi këmbën e djathtë në minutën e 41-të të pjesës së parë në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Stade de France. Lojtari i Real Madrid mbeti në tokë pas një përplasje me futbollistin bullgar.Pas trajtimit mjekësor, me një fashë rreth kofshës, Benzema u rikthye në fushë por pas disa minutash ai kërkoi një zëvendësim duke prekur zonën midis kofshës dhe gjurit.

Trajneri Deschamps ishte optimist: “Ai pësoi një goditje, por ne e zëvendësuam atë për të mos rrezikuar”. Franca do të luajë ndeshjen e saj të parë brenda një jave, kundër Gjermanisë. Franca fitoi 3-0 me golat e Griezmann në minutën e 29-të dhe dy herë Giroud në 83’ dhe 90’.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport benzema franca real madrid benzema franca real madrid

Sondazh

Poll