Politike

“Kërcënoi gjyqtarë e prokurorë”, Vasilika Hysi thirrje deputetëve për shkarkimin e Metës: Ka dëmtuar rëndë demokr

9 Qershor 2021, 11:15 Nga DOSJA
“Kërcënoi gjyqtarë e prokurorë”, Vasilika Hysi

TIRANË– Ish-anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi, teksa foli nga Kuvendi gjatë seancës për shkarkimin e presidentit Meta, i bëri thirrje deputetëve të votojnë pro.

Gjatë fjalës së saj në foltore, Hysi u shpreh se presidenti Meta ka dëmtuar rëndë demokracinë e vendit, madje sipas saj ka kërcënuar policë, gjyqtarë e prokurorë. 


Presidenti nuk mund të mbajë pozicion politik, por vetëm neutral në pozicionin e tij. Presidenti duhet të sillet me asnjanësi dhe ky është një parim shumë i rëndësishëm dhe merr një rëndësi të veçantë gjatë fushatës zgjedhore sepse ndërhy dhe shtrembëron bindjen e pavarur të publikut. Kushtetuta kërkon që Presidenti të qëndrojë neutral, por të gjithë jemi dëshmitar se gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti nuk e respektoi detyrën e tij dhe u pozicionua pro forcave në opozitë dhe i bëri thirrje qytetarëve të rrëzojnë qeverinë. Presidenti, nëpërmjet deklaratave të tij, ka kërcënuar punonjës të policisë së shtetit, gjyqtarë e prokurorë. Kërcënimet dhe urrejtja tregojnë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në çështje të Prokurorisë dhe bien ndesh me parimin e balancimit të pushteteve. Presidenti, në vend të nxisë bashkëpunimin institucional, e dëmtoi rëndë demokracinë duke ndërmarrë veprime që binin ndesh me parimet e funksionimit të një demokracie parlamentare.

Disa nga deputetët kanë votuar sot në Kuvend Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

Lajmi Kryesor: PËR HERË TË PARË! Sot votohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta në Kuvend, maxhoranca kërkon 94 vota, Alimadhi kërkon dokumentin, debatet me Hysin dhe Hysenin, Roshi dhe Maliqi deklarohen kundër. Rama: S’e mbajmë dot në kurriz

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 vasilika hysi shkarkimi i metes 2 vasilika hysi

Sondazh

Poll