Aktualitet

Krimi nuk gjen qetësi në vend! Ardi Veliu thërret në Drejtori shefat e komisariateve të Tiranës dhe krerët e DVP-ve, lajm

9 Qershor 2021, 09:04 Nga DOSJA
Krimi nuk gjen qetësi në vend! Ardi Veliu thërret në

TIRANË– Situata kriminale në vend është raportuar mjaft e rënduar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vendosur të thërrasë në mbledhje të gjithë shefat e komisariateve të kryeqytetit. Mësohet se Veliu ka thirrur në mbledhje edhe drejtorët e DVP-së, të cilët i ka lajmëruar për shkarkime të shumta, nëse nuk shikon rezultate.

Mbledhja është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas situatës së rënduar kriminale në vend. Veliu është treguar i ashpër kur ka thënë se dëshiron të shohë reagim të menjëhershëm të strukturave policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të kultivojnë apo trafikojnë lëndë narkotike dhe atyre që kryejë ndërtime pa leje apo krime të tjera mjedisore.

Vetëm një ditë më parë u shënua vrasja e fundit në fshatin Gjoçaj të Peqinit ku mbeti i vrarë Ylber Xhahysa. Në pesë muaj e parë të vitit 2021, numërohen 27 viktima nga ngjarjet kriminale, përfshirë këtu atentate mafioze, vrasje pas konflikteve të çastit dhe krim në familje.

(f.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu mbledh vartesit ne drejtori drejtoria e policise ardi veliu ardi veliu mbledh vartesit ne drejtori drejtoria e policise

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Qershor 2021, 07:46

TIRANË– Një ngjarje kriminale është parandaluar nga agjentët e policisë së komisariatit Nr.2 në Tiranë, duke neutralizuar në kohë dy persona, për të cilët ...