Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, mendohet se është ish-shefi i Policisë Rudolf Elezoviç, dyshohet se u vetëvra

9 Qershor 2021, 07:29 Nga DOSJA
Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, mendohet se është

MALI I ZI- Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Ulqin, duke ngritur në këmbë autoritetet malezese. Deri më tani, nga hetimet paraprake dyshohet se trupi i pajetë i cili është gjendur në zonën e Sveti Dorde në Ulqin, i përket ish-shefi të policisë, Rudolf Elezović.

Media Vijesti shkruan se dyshimet e para janë që ish-shefi i policisë të ketë kryer vetë-vrasje, megjithatë pritet autopsia e cila do të zbardhë identitetin dhe shkakun e vdekjes.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime Elezoviç mund të jetë gjallë.

Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Sipas deklarimeve të disave nga të arrestuarit, Elezović dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar trafikun e sasive të mëdha të drogës. Sipas një prej të arrestuarëve, Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët. Të njëjtën histori e kanë treguar më së paku edhe dy të arrestuar të tjerë, por nuk dihet ende se sa të vërteta janë këto dëshmi. Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

(f.m;kle.mu/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic

Sondazh

Poll