Aktualitet

Vodhi sende personale të stafit pedagogjik të një shkolle dhe një shumë parash, arrestohet 47-vjeçari në Himarë, procedo

9 Qershor 2021, 07:26 Nga DOSJA
Vodhi sende personale të stafit pedagogjik të një shkolle dhe

HIMARË– Një 47-vjeçar në Himarë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka vjedhur sendet personale të stafit pedagogjik të një shkolle, si dhe një shumë parash.

Po ashtu, janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë. Ata u proceduan pasi ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.

Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, është proceduar penalisht shtetasja:

R.B., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit: V. T., 61 vjeç, K. T., 27 vjeç (babë e bir), V. A., 53 vjeç dhe D. A., 26 vjeç (babë e bir), të katërt banues në Vlorë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjecari ne himare procedohen 5 persona ne himare arrestohet 47-vjecari ne himare procedohen 5 persona ne himare

Sondazh

Poll