Aktualitet

Nis protesta! Gazetarët kërkojnë anulimin e vendimit e Kuvendit që i përjashtoi nga seancat: Cili është roli ynë?

9 Qershor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Nis protesta! Gazetarët kërkojnë anulimin e vendimit e Kuvendit

TIRANË– Gazetarët kanë nisur protestën e tyre para Kuvendit të Shqipërisë, pas vendimit që i la jashtë seancave parlamentare. Një nga një, gazetarët folën para kamerave dhe kërkuan tërheqjen e këtij vendimi që nuk u lejon të ushtrojnë detyrën e tyre.


Pjesë nga fjala e gazetarëve: 

Juxhin Mustafaraj: Thirrja që ne si gazetarë i bëjmë Kuvendit të Shqipërisë është të tërhiqen nga ky vendim.

Klesiana Omeri: E cilësojmë të padrejtë këtë gjë. Prodhon censurë. Informimi duhet të vijojë normalisht.

Omsan Stafa: Kolegët e dinë të gjithë. Është flagrante mënyra se si gazetarët janë ndaluar të raportojnë. Ne mundemi që tu drejtojmë mikrofonin ligjvënësve tanë, dhe tani jemi të ndaluar. Duhet të ketë reflektim. Nëse na ndalohet edhe kjo, ç’punë ka gazetari më? Cili është roli i gazetarit?

Fjorela Beleshi: Ky vendim bie në kundërshtim me interesin tonë dhe të mediave. Kemi qenë të pranishëm dhe e dimë se si funksionon kjo gjë, imagjino se si do të funksionojë nëse nuk jemi ne të pranishëm.

LAJM KRYESOR: U lanë jashtë Kuvendit, gazetarët mblidhen në protestë ditën e sotme, i paraprijnë seancës parlamentare

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend gazetarët në protestë ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll