Bota

Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, nesër mbahet Samiti në Tiranë, merr pjesë edhe Kurti

9 Qershor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, nesër

TIRANË- Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahet ditën e nesërme në  Tiranë. Në këtë samit, tema kryesore e takimit do të jetë integrimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që pritet të bisedohet edhe për një plan ekonomik të rimëkëmbjes, për shkak të pandemisë së Covid.

Në samit do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Albin Kurti, Serbisë Ana Bërnabiç, Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Bosnjë & Hercegovinës Zoran Tegeltija dhe Malit të Zi, Zdravko Krivokapić. Samiti do të drejtohet nga Rama dhe Komisioneri i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi. Samiti pritet të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, dy javë para vendimit të Këshillit Europian për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo është përballja e dytë mes Kryeministrit të vendit Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti. Më parë ata u takuan edhe në darkën e thirrur nga Josep Borrell në Bruksel.  

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti olivér várhelyi qemal minxhozi samiti i lidereve te ballkanit albin kurti olivér várhelyi qemal minxhozi samiti i lidereve te ballkanit

Sondazh

Poll