Aktualitet

U kap duke ndërtuar objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet 48-vjeçari në Mallakastër

9 Qershor 2021, 07:12 Nga DOSJA
U kap duke ndërtuar objekt pa leje në tokë shtetërore,

MALLAKASTËR– Një 44-vjeçar në Mallakastër ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke ndërtuar një objeKt pa leje në një tokë shtetërore.

Policia bën me dije se i arrestuari për ndërtim pa leje është 48-vjeçari B.H. Arrestimi i tij bëhet në të njëtën kohë me aksionin e IMT-së për prishjen e objekteve pa leje.

Njoftimi i policisë:

U konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt në tokë shtetërore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44-vjecari ne mallakaster ndertime pa leje ne mallakaster arrestohet 44-vjecari ne mallakaster ndertime pa leje ne mallakaster

Sondazh

Poll