Aktualitet

I dënuar me burg për armë dhe dhunë në familje, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë (EMRI)

24 Maj 2019, 08:19 Nga DOSJA
I dënuar me burg për armë dhe dhunë në familje,

Vlorë-  Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë 29-vjeçari Rando Dalipaj pasi ishte i dënuar me një vit burg për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij personi u bë për arsye se 29 vjeçari ka qenë në kërkim për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe nunicioneve”.

Vepra penale për të cilat Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.122 të vitit 2014, e ka dënuar me rreth 1 vit burgim.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 39-vjeçari vlorë arrestohet rando dalipaj arrestohet 39-vjeçari vlorë arrestohet rando dalipaj

Sondazh

Poll