Aktualitet

Soreca përgjigje Metës: Reforma po zbatohet me përpikmëri. Kreu i KLP: Magjistratët po kalojnë në kokën e gjilpërës

Sot është organizuar një takim për pjesëmarrjen e shoërisë civile në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Nga ky takim Soreca i ka dhënë një përgjigje tjetër Ilir Metës, duke thënë se zbatimi i Reformës në Drejtësi po bëhet me përpikmëri. Ndërkohë që Etilda Gjonaj ka bërë thirrje për bashkim të politikës, pasi reforma është një ngjarje historike për vendin.
Featured image of article: Soreca përgjigje Metës: Reforma po zbatohet me përpikmëri. Kreu i KLP: Magjistratët po kalojnë në kokën e gjilpërës Tryeza për Reformën në Drejtësi dhe Gent Ibrahimi

TIRANË- Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, ka zhvilluar sot një takim në lidhje me Reformën në Drejtësi, në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”.

Në këtë takim ka marrë pjesë Ambasadori i BE, në Shqipëri, Luigi Soreca, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi si dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami por dhe të ftuar të tjerë nga shoqëria civile. 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili tha se Reforma në Drejtësi po zbatohen me përpikmëri. Kjo u pa si një përgjigje për Metën, i cili pak ditë më parë u shpreh se reforma nuk po zbatohet ashtu siç është miratuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu në tryezë ishte e pranishme dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se Reforma në Drjetësi po ecën me ritme të shpejta dhe po ngrihen të gjitha institucionet e reja.

Ndërkohë që kryetari i KLP u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të shoqërisë që të marrin pjesë në funksionimin e Reformës në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

  • 11:22

    Gjonaj mesazh politikës: Bashkohuni, zbatimi i Reformës në Drejtësi ngjarje historike

    Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi sot në shoqërisë civile Reforma në Drejtësi është në rrugën e saj të mbarë dhe nuk do të ketë asnjë kthim pas pavarësisht pengesave.

    Në fjalën e saj Gjonaj shprehu një mesazh të fortë për të gjithë faktorët politikë, të cilëve iu kërkoi që të jenë të bashkuar dhe të lënë ndasitë mes tyre, pasi për të zbatimi i Reformën është një ngjarje hiistorike për vendin.

    “Zbatimi i Reformës në drejtësi është në një moment vendimtar. Sa e rëndësishme ishte  ndërtimi i saj, aq e rëndësishme është edhe zbatimi reformës në drejtësi. Zbatimi i saj, pavarësisht pengesave është në rrugën e mbarë dhe nuk ka kthim pas. Shqipëria si rrallë herë ndërmori një proces  të jashtëzakonshëm për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ky është një sukses i vlerësuar së brendshmi, por edhe nga aktorët ndërkombëtar. Pas më shumë se dy vitesh, dy shtyllat kryesore të Drejtësisë janë ngritur mbi baza të shëndosha dhe kjo do të krijojnë një drejtësi për qytetarët. Në këtë proces të ri reformues, vlerësoj maksimalisht rolin e ndërkombëtarëve me ekspertizës që i kanë dhënë zbatimit të reformës në drejtësi. Në këtë proces vlerësojmë edhe rolin  e shoqërisë civile”, u shpreh Gjonaj.

  • 11:13

    Kreu i KLP: Magjistratët e vendit kalojnë në kokën e gjilpërës

    Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në aktivitetin e Instituti për Studime Publike dhe Ligjore, ka thënë se Reforma në Drejtësi pa përfshirë të gjithë aktorët e shoqërsië.

    Ibrahimi tha se magjistratët e vendit kalojnë në kokën e gjilpërës si në asnjë sistem tjetër, duke shtuar se shoqëria civile duhet të bëhet një faktor.

    “Ky është një instrument për të monitoruar Reformën e Drejtësisë duke garantuar integritetin e sistemit të drejtesisë. Magjistratët e vendit kalojnë në kokën e gjilpërës si asnjë sistem tjetër. Shoqëria civile duhet të bëhet faktor, të monitoroj zbatimin e reformave kyçe për vendin. Detyra e shoqërisë civile duhet të angazhojë sa më shumë projekte për të monitoruar aspekte të veçanta të zbatimin e rëformës në drejtësi. Ky dokument është konsultuar me shumë aktorë duke ofruar instrumentin e nevojshëm për monitorimin e Reformës në drejtësi”, u shpreh Ibrahimi.

  • 11:13

    Soreca: Reforma në Drejtësi po zbatohet me përpikmëri

    Ambasadori i BE-në Shqipëri gjatë një aktiviteti për përfshirjen e Shoqërisë civile në Reformën në Drejtësi ka thënë se kjo reformë duhet të jetë përparësi për çdo politikan.

    Ai tha se reforma është zbatuar me përpikmëri me Kushtetutën dhe me ligjet e miratuara në Kuvend, duke dhënë dhe një përgjigje të tërthortë për Presidentin Meta, i cili tha se reforma nuk po zbatohej siç duhej.

    “Reforma në Drejtësi i ka dhanë një shtysë shoqërisë civile në pjesëmarrje. Kjo reformë ka bërë një ndryshim shumë të madh, pasi shoqëria ka qenë pjesë kyçe e sistemtit. Unë dua t’u bëj një thirrje të gjithëve që të merrni pjesë në sistem pasi ai sot është i juaji. Bashkimi Evropain është partneri juaj kryesor.

    Është puna e çdo qytetari që të mos jap apo të marrë rryshfet, çdo qytetarë duhet të denoncojë paligjshmëritë. Shumica e qytetarëve janë për reformën, ky është një objektiv kombëtar. Sa i përket integritetit është arritur një rezultat i mirë, Reforma e drjetëisë është zbatuar në përpikmëri me Kushtetutën dhe me ligjet. Pas pak ditësh komisioni do të prezantoj raportin e progresit arrtijet e Shqipërisë. Reforma në Drejtesi dhe integrimi për në BE duhet të jetë përparësi për çdo politikan shqiptar”, u shpreh Soreca.

Një Koment në “Soreca përgjigje Metës: Reforma po zbatohet me përpikmëri. Kreu i KLP: Magjistratët po kalojnë në kokën e gjilpërës

  1. Soreca sa e ka rrogen me sa zero pas njeshit, po me te vertete e beson njeri propaganden e tij , sa paguhet per deklarata pro qeverise . Po ketu ka mbaruar cdo gje. Ka marre fund. Ne kete shtet kemi kriminel grabites dhe te korruptuar. Duhet te zhduken te gjithe por sidomos qeveria.

Shto Koment