Aktualitet

NAMI! Gjithçka e organizonin me mesazhe, MEGAOPERACION ndërkombëtar në 3 kontinente për rrjetin kriminal, mes tyre dhe shqi

8 Qershor 2021, 14:04 Nga DOSJA

AUSTRALI– Më shumë se 200 persona të dyshuar si të përfshirë në rrjetin e një grupi të organizuar kriminal janë arrestuar në Australi. Një operacion ndërkombëtar ka sjellë prangosjen e 224 personave dhe sekuestrimin e 3.7 ton drogë, 104 armë zjarri si dhe pothuajse 35 milion dollarë cash.

Policia e Australisë në bashkëpunim me FBI-në amerikane kanë arritur që të ndërhyjnë në një aplikacion dhe të dekriptojnë mesazhet e një grupi. Operacioni ka nisur që prej vitit 2018 dhe solli arrestime në Australi, Azi, Amerikën e Jugut dhe Lindjen e Mesme.

 

 

 

 

Midis të arrestuarve janë të dyshuar me lidhje me mafian italiane me bazë në Australi, banda të jashtëligjshme motorësh, sindikata aziatike të krimit dhe banda shqiptare.

Policia Australiane nuk dha ndonjë detaj mbi arrestimet në vendet e tjera, megjithatë sqaroi se Interpoli dhe FBI-ja do të mbanin konferenca shtypi më vonë. Gjithçka nisi kur zyrtarët e Policisë ranë në gjurmët e një aplikacioni të quajtur “ANOM”, ku të arrestuarit komunikonin me njëri-tjetrin.

“Gjithçka për të cilën flisnin ishte droga, dhuna, sulmet ndaj njëri-tjetrit, njerëz të pafajshëm që do të vriteshin,”-tha një zyrtar policie. Ai shtoi se grupi kishte planifikuar një komplot për të vrarë dikë në një kafene me një mitraloz, ndërsa një familje me pesë anëtarë ishte gjithashtu në shënjestër.

LAJMI KRYESOR: Operacion ndërkombëtar nga FBI, arrestohen mbi 800 qind njerëz dhe sekuestrohen mbi 36 ton në të gjithë botën, mesazhet e koduara me anë të ANOM, Europol: Është një sukses i jashtëzakonshëm

Marrë nga Sky

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet australi operacioni trojan shield operaconi nderkombetar australi operacioni trojan shield operaconi nderkombetar

Sondazh

Poll