“Eja kuvendojmë”/ I ndalohet pjesëmarrja në seancat e Kuvendit, gazetarët PARALAJMËROJNË protestë ditën e nesërme
8 Qershor 2021, 13:50Nga DOSJA
TIRANË– Një vendim i marrë nga Kuvendi, për ndalimin e pjesëmarrjes së gazetarëve gjatë seancave parlamentare, ka paralajmëruar protesta nga ana e gazetarëve. Gazetarët do të mblidhen në një protestë ditën e nesërme në orën 09:00 përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend.
NJOFTIMI:
“Eja KUVENDojmë! Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sencibilizues ditën e mërkurë datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje! PS. Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur” thuhet në njoftim.
Reagimi vjen 4 ditë pasi Kuvendipublikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë. Vendimi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e fjalës së lirë ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Video me zë nga momenti kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka mbajtur fjalën e saj para grupit të KLGJ, është bërë publike. Ajo dëgjohet e prekur, mad...
Shkëlzen Buci, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, krim që u zbardh në Shtator 2020, ka folur për herë të parë nga qelia.Në një lidhje telefon...
Në Shtator 2020 policia zbardhi krimin e rëndë të vrasjes së Eglantina Bucit, e cila ishte groposur në Malin me Gropa. Shkëlzën Buci, vëllai i saj, akuzohet si ...
TIRANË– Drejtoresha e shkollës ‘Jeronim de Rada’, Entela Alushi u ka uruar të gjithë nxënësve të shkollës një sezon të mbarë veror me rastin e përfun...
Një shtetas francez është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me katër vite burgim, pasi kishte mashtruar se do të sillte balerina nga Kuba ose Evropa Lindore për një...
PEQIN– Banorët e zonës Gjocaj në Peqin janë të tronditur nga krimi i rëndë që njollosi sot vendin e tyre. Përpara kamerave, banorët jan shprehur se të dy,...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Gentian Stoja. Kryesuesja e trupit ...
TIRANË– Ish-zv.ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati është emëruar në krye të ‘Albcontrol’. Bonati u lirua nga detyra pak ditë më parë me një vendim qev...