“10 mijë euro për të sjellë balerina nga Evropa për një hotel të njohur”/ Dënohet me burg mashtruesi francez në Tir
8 Qershor 2021, 13:12Nga DOSJA
Një shtetas francez është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me katër vite burgim, pasi kishte mashtruar se do të sillte balerina nga Kuba ose Evropa Lindore për një hotel shumë të njohur në Tiranë.
Burime për gazetaren Anila Hoxha thanë se Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, i cili ka nisur hetimin e ngjarjes që prej vitit 2019, shpalli pretencën sot dhe po ashtu kërkoi katër vite burg.
Historia
Francezi 43-vjeçar, që akuzohet për mashtrim, ka komunikuar drejtpërdrejtë me menaxherin e hotelit të njohur në tiranë dhe i kishte kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh për sjelljen e balerinave nga Europa. Si fillim ata i kanë dhënë 6 mijë euro dhe 4 mijë të tjera do t’i jepeshin pasi të mbërrinin balerinat. Paratë janë dhënë në mënyrë legale, me deklaratë noteriale.
Por në momentin që ata kanë kuptuar se francezi po e shmangte punën e tij, ata kanë kërkuar kthimin e parave mbrapsht, por ai ka kundërshtuar. Kështu ata kanë vendosur të bëjnë kallëzim dhe kanë nisur hetimet.
Në përfundim të të gjithë hetimeve ka rezultuar se shtetasi francez ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit shumën prej 6 mijë euro.
Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PEQIN– Banorët e zonës Gjocaj në Peqin janë të tronditur nga krimi i rëndë që njollosi sot vendin e tyre. Përpara kamerave, banorët jan shprehur se të dy,...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Gentian Stoja. Kryesuesja e trupit ...
TIRANË– Ish-zv.ministri i Infrastrukturës Hantin Bonati është emëruar në krye të ‘Albcontrol’. Bonati u lirua nga detyra pak ditë më parë me një vendim qev...
DIBËR– Elton Debreshi ka ngritur padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, lidhur me gjobën prej 50 milion lekësh që iu vendos nga policia me pr...
TIRANË– Të tjera pamje janë publikuar nga vrasja e Kudret Saliajt para pak ditësh në Tiranë nga Mexhit Picari. Ky i fundit bashkë me vajzën e tij Dhurata P...
TIRANË– Ergys Verdho është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar për tu emëruar drejtor në Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).Ver...